Ndotje alarmante në Divjakë. Uji nuk mund të përdoret as për vaditje dhe fermerët thonë se po u thahen të mbjellat. Sipas autoriteteve lokale situata është krijuar nga territori i bashkisë Lushnje.

Me këtë ujë fermerët në Divjakë po vadisin sipërfaqet e mbjella. Ankohen se nuk mund ta përdorin pasi kulturat po u thahen për shkak të nivelit të lartë të amoniakut.

Si pasojë e ndotjes së ujit ka ngordhur edhe kjo sasi e madhe peshku. Sipas ekspertëve të mjedisit situata është alarmante, ndërsa problematika është krijuar nga pjesa perëndimore e emisarit të Tërbufit.

Kryetari i bashkisë së Divjakës thotë se ka kontaktuar me përfaqësues të bashkisë së Lushnjes, por nuk ka marrë një përgjigje për situatën. Përveç se në bujqësi, një ndotje e tillë e ujërave ndikon edhe në turizëm pasi uji derdhet në detin Adriatik.

Klan News