Pas reshjeve më të fundit në sipërfaqe të tij janë shfaqur tonelata mbetje. Prurjet në rritje të Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhe i sollën kryesisht nga Kosova. Një panoramë tillë shfaqet me tepër se dy herë në vit. Sa herë dy lumenjtë kanë vërshime.

Mbetjet plastike janë më së shumti, pas tyre vijnë ato spitalore dhe farmaceutike. Një pjesë e mirë e bregut te liqenit është e mbuluar nga plehrat.                  

Dëmet e pasurisë së ujit dhe gjallesave janë të pashmangshme në këtë liqen. Për këtë problem është diskutuar dhe debatuar shumë herë nga banorët por dhe nga grupet e interesit.

Ka patur raste kur në aksion për pastrimin Fierzës përveç Emergjencave Civile është hedhur dhe Ushtria. Megjithatë ky është i disati vit ku liqeni ndotet në përmasa te tilla. Dhe zgjidhja përfundimtare duket e larget. /ABC