Raida Petrela

“Çfarë janë viruset? Mjekja Raida Petrela u përgjigjet fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan”

Raida Petrela është mjeke pediatre infeksioniste me një karrierë 40-vjeçare. Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë dhe një prej emrave që i ka dedikuar jetën shëndetit të fëmijëve në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Ajo ishte e ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan”  për të rrëfyer më shumë për profesionin e saj, e jo vetëm.


Jolie: O mjeke, mua mami më thotë “Kujdes nga viruset”, por si janë viruset, unë nuk i kam parë me sy.

Raida: Viruset nuk shikohen me sy, jane mikroorganizma që meren nga rrugë të ndryshme. Viruset dhe bakteret shkaktojnë sëmundje të ndryshme të cilat trajtohen në mënyra të ndryshme.Prindërit duhen të drejtohen gjithmonë te mjeku për të marr trajtimin e duhur.

Po burrin e ke doktor si vetja? Raida Petrela flet për bashkëshortin

Raida Petrela është mjeke pediatre infeksioniste me një karrierë 40-vjeçare. Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë dhe një prej emrave që i ka dedikuar jetën shëndetit të fëmijëve në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Ajo ishte e ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” për të rrëfyer më shumë për profesionin e saj e jo vetëm. Mes të tjerash, ajo foli edhe për bashkëshortin.


Elia: Po burrin e ke doktor si vetja?

Raida: Jo nuk e kam doktor dhe është gjëja më e mirë sepse një burrë doktor edhe një grua doktoreshë është zgjedhja më e keqe sepse të dy do jenë në spital dhe s’do ketë kohë për fëmijët. Unë burrin e kam artist, i bie violinës.

Elia: Burri yt a i bie violinës shpesh për ty?

Raida: Më përpara i ka rënë më shumë për mua.

Raida Petrela flet për të birin dhe jep një këshillë për fëmijët

Ajo u ka kushtuar jetën fëmijëve, por sonte ishte përballë tyre për t’iu shuar kuriozitetin. Raida Petrela, mjeke pediatre infeksioniste, ishte e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” përballë 10 gazetarëve të vegjël.


Kian: Unë kur të rritem dua të bëhem si mami, po çuni yt kujt i ka ngjarë?

Raida: Djali im nuk zgjodhi as si mami as si babi. Ai është arkitekt dhe ne nuk e imponuam se çfarë të bëhej e lamë të lirë.

Kian: Mami nuk më lë të mbaj telefon, a duhet ne fëmijët të mbajmë telefon apo jo?

Raida: Mami bën shumë mirë sepse është e rëndësishme që fëmijët dhe të rriturit mos e përdorin telefonin. Mund të përdoret për pak minuta vetëm nëse ka dëshirë prindi por vetëm pë gjëra edukuese, ndërsa për gjërat e tjera është e palejueshme.

Efi Dhedhes

Efi Dhedhes zbulon kuptimin e tatuazhit të saj më të veçantë

Si një tatuatore dhe vajzë e apasionuar pas tatuazheve, nuk është e habitshme që vetë Efi ka në trupin e saj të gdhendur shumë të tillë.

Mirëpo, prej tyre veçon një. Përballë fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo zbuloi tatuazhin më të veçantë për të dhe arsyen përse është i tillë.


Alketa: Cili është tatuazhi më i veçantë që ke?

Efi: Tatuazhi më i veçantë që kam është shkronja S, ështe tatuazhi me i veçantë për mua dedikuar vëllait tim.

Efi Dhedhes flet për ndërhyrjet estetike

Ajo është një nga vajzat më simpatike në showbizin shqiptar. Efi Dhedhes është komentuar shumë herë për ndërhyrjet estetike të cilat i ka pranuar dhe vetë.

E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, Efi ka folur për qëndrimin e saj mbi këtë temë.


Alketa: Si një vajzë që ka pranuar ndërhyrjet estetike, çfarë mendimi ke?

Efi: Është shume në rregull që një njeri i cili ka pasiguritë e veta të përpiqet t’i rregullojë. Unë për vete kam pasur disa pasiguri, i kam rregulluar dhe sot ndjehem më mirë.

Efi Dhedhes flet për martesën dhe fëmijët

Pak kohë më parë Efi Dhedhes zbuloi se ishte beqare. Ajo i dha fund një lidhjeje, për të cilën kishte folur edhe publikisht ndonëse nuk ia kishte zbuluar identitetin partnerit.

Por, edhe pse në jetën e saj nuk është askush për momentin, Efi i ka të qarta planet për familjen e saj.


Asja: Kur të martohesh, a do kesh një familje të madhe apo familje të vogël?

Efi: Unë dua një familje të vogël jo shumë të madhe.

Asja: Unë dëgjoj të rritur që thonë jam i lumtur, s’jam i lumtur. Po ti a je e lumtur?

Efi: Unë jam shumë e lumtur dhe mund të them që jam në fillimet e mia që të kuptoj se çfarë është lumturia.

As ekrani, as tatuazhet. Efi Dhedhes zbulon ëndrrën e saj më të madhe

Ëndrra e Efi Dhedhes nuk ka të bëjë as me ekranin, as me tatuazhet. Pas shumë vitesh ajo dëshiron të jetë psikologe.

E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” Efi rrëfeu se është shumë empatike kur të jetë në të dyzetat dëshiron të studiojë psikologji.


“Ëndrra ime më e madhe është që 40 vjeç të jem psikologe. Dua që deri në moshën 40 vjeç të kem gabuar, të kem mësuar, të kem studjuar më tepër dhe ta përjetoj më tepër atë që do bëj”, tha ajo.

Efi Dhedhes rrëfen për punën e parë që ka bërë: Me atë rrogë…

Efi Dhedhes u bë e famshme nga “dating” dhe “reality” shows. Më pas ajo zbuloi se është tatuatore, madje tani ka dhe një studio. E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, Efi rrëfeu më shumë nga koha para famës.


Elia: A e mban mend cila ka qenë puna jote e parë?

Efi: Puna ime e parë ka qenë në një fabrik rrushi.

Elia: Çfarë bëre me lekët e parë që fitove?

Efi: I kam blerë mamit dhurata.

/tvklan.al