Prokuroria e Tiranës kërkon masën e sigurisë “arrest në burg” për Ervis Miri, i dyshuar për “falsifikim dokumentash”. Ky i fundit që nga viti 2016 deri më tani, ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi, me objekt asgjësimin e mbetjeve spitalore. Nga hetimi që ka kryer Prokuroria e Tiranës rezulton që Miri ka konkuruar duke dorëzuar dokumentacion të rremë.

Sipas organit të akuzës, Ervis Miri, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë. Për këtë procedurë nevojitej paisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Në bazë të hetimeve rezulton që paisja është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Prokuroia e Tiranës pas nisjes së hetimit ka kryer veprime intensive duke marrë në pyetje personat që kanë dijeni për këtë çështje dhe kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve, që kanë qenë autoritetet kontraktuore.

Me firmën e Gjykatës Miri është arrestuar ndërsa pjesë e kësaj skeme ishin dhe 2 punononjësit shtetëror që kanë mbuluar mungesën e paisjes Econos Tsc 150. Po kështu, janë duke u verifikuar edhe roli i 6 inspektorëve shtetërorë, të cilët dyshohet se e kanë mbuluar veprimtarinë reale të kësaj kompanie. Sipas hetuesive inspektorët nuk kanë denoncuar se kompani e Mirit nuk ka bërë riciklim të mbetjeve, por i ka hedhur në pika shkarkimi në ajër dhe tokë.

Klan News