Kylian Mbappe vetë e ka pranuar se marrëdhënia e tij me ish-shokun e skuadrës së Paris Saint-Germain, Neymar ishte plot ulje e ngritje. Dyshja luajtën së bashku në 136 takime për parisienët dhe kontribuuan në 54 gola në vitet 2017- 2023.

Braziliani u largua në Arabinë Saudite në verën e vitit 2023,por pë shkak të dëmtimit nuk ka arritur të japë më të mirën te Al- Hilal. Ndërsa një sezon më pas, ishte radha e francezit të ikte.

Me Real Madridin, kapiteni i Francës e pati një nisje të vështirë. Për shumë specialiste futbolli e tifozë, u shtrua pyetja nëse Mbappe do të mund të kombinonte ne fushe me Vinicius Jr, një nga lojtarët kandidatë për të fituar Topin e Artë.

Sipas Onefootball, Nejmar ka kontaktuar me lojtarët brazilianë që janë pjesë e “Los Blancos” e u ka thënë se të luash me Mbape është katastrofike, një ferr i vërtetë.

Neymar dhe lojtarët e tjerë brazilianë të Realit, Vinicius, Rodrigo e Militao janë miq me njëri-tjetrin.

Ndërkohë francezi duket se ka gjetur normalitetin me “Los Blancos”. Në 6 takime me “Galaktikët” ai ka shënuar 4 herë, tre prej rrjetave në La Liga.

Klan News