Prej dy muajsh ish-Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Ai u largua nga vendi për t’iu shmangur dënimit me 2 vite burgim. Tashmë duket se po shijon jetën në Hungari si azilant. Mediat hungareze kanë publikuar së fundmi pamje të Nikolla Gruevskit në një qendër tregtare në Budapest. Në videon e shkurtër shihet se është i qetë, madje ka bërë edhe pazar.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin Nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria. Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez. Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.

/tvklan.al