Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një përplasje mes një treni dhe një autobusi pranë Nove Zamky në Sllovaki.

Mësohet se treni po udhëtonte nga Praga për në kryeqytetin Budapest të Hungarisë. Dhjetra pasagjerë të bllokuar po dërgohen me autobus në qytetin Sturovo në kufirin hungarez.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, autobusi doli nga rruga dhe u përplas me trenin plot me turistë.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Matus Sutai Estok po shkon në vendin e aksidentit dhe gjithashtu Presidenti i Sllovakisë Peter Pellegrini shprehu ngushëllimet e tij për këtë tragjedi./tvklan.al