Dje filloi faza e parë e audicionit të serialit televiziv talent show, Akademia e Yjeve.

Qindra të rinj nga kryeqyteti pushtuan ambientet e TV Klan për të provuar aftësitë dhe talentin e tyre përpara komisionit të seleksionimit.

Nuk mjafton vetëm të jenë të talentuar në dy disiplinat njëherazi, por duhet të jenë të aftë të përballen në debat me publikun.

Prindërit, mësuesit dhe shokët e tyre të përballen me emocionet e forta, jo vetëm të skenës, por edhe të rrëfimeve personale duke krijuar kështu panoramën e historive sociale të rinisë shqiptare e kjo strukturë shumëplanëshe e këtij seriali televiziv nis që nga ky moment, kur të gjithë konkurrentëve i duhet të tregohen sa më të sinqertë në plotësimin e formularëve, ku duhet të lexojnë e pranojë rregulloren e shkollës “Akademia e Yjeve” përpara se ata t’i nënshtrohen testit të konkurrimit.

“Pjesëmarrja ime në Akademi është një vendim për të ardhmen time. Unë dua të shfaq aftësitë e mia”.

“Mendoj se stari është një spektakël mjaft formues, një shkollë le të themi, derisa ka shumë lloje të ndryshme zhanresh, të cilat t’i lejojnë nxënësit, pjesëmarrësit që të shfaqin atë në të cilën janë më mirë.”

“I bie është, bëhet vërtet e vlefshme për të gjithë rininë shqiptare. Ajo, dmth, nuk ka vetëm si synim që të na mësojë ne në kërcim ose në këngë, por në të gjithë gjërat që ne na rrethojnë gjatë jetës”.

Sot mbyllet audicioni i Tiranës. Javën e ardhshme stafi i Akademisë së Yjeve do të vazhdojë turin e audicioneve nëpër Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni.

Më datë 17 Shkurt ora 13:00 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, më datë 19 Shkurt ora 13:00 në shkollën “Jordan Misja” Shkodër, më datë 20:00 ora 14:00 në teatrin e Pogradecit, më datë 21, ora 13:00 në teatrin “Skampa” të Elbasanit dhe më datë 28 Shkurt në Klan Kosova Prishtinë.

“Akademia e Yjeve shumë shpejt”./tvklan.al

Gazetar: Eni Shehu