Kreu i KMSH: Ktheni vëmendjen tek familja

Kjo e hënë do të shënojë nisjen e muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë. Në vigjilje të muajit të shenjtë Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, ka ndarë urimin e parë për besimtarët.

Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin”, tha ai.

Në mesazhin e tij, kreu i KMSH i kujton besimtarëve që këtë muaj të vëmendjen ta kthejnë tek familja.

Është muaji i dhënies së lëmoshës. Është muaji i përkushtimit në familje, i përkujdesjes ndaj prindërve. Secili nga ne ka një mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërm”, tha Spahiu.

Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon me 9 Prill ndërsa falja e madhe e Fiter Bajramit do të mbahet me 10 Prill.

Tv Klan