Spektakli i fëmijëve në Tv Klan pas katër sezoneve të suksesshme, “Në Kurthin e Piter Pan” është gati për të nisur edhe një edicion të pestë.

Së shpejti, në sezonin e ri televiziv do të nisë “Në Kurthin e Piter Pan 5” në ekranin e televizionit Klan. Emisioni i dashur i të gjithë fëmijëve dhe të rriturve, këtë fundjavë do të nisë audicionet e para, kështu që fëmijë bëhuni gati.

Dy ditët e para të audicioneve janë të premten dhe të shtunën, në datat 25 & 26 Mars ora 10:00, në Tv Klan, hapen audicionet për fëmijët e moshës 4-8 vjeç që duan të jenë pjesë e kësaj anije ëndrrash.

Shumë prej personazheve të vegjël që janë spikatur nga ky spektakël, ju me siguri, i mbani mend. Pa dyshim, edhe këtë vit do t’i doni po njëlloj personazhet e rinj që do të vijnë.

Të gjithë ju prindër, që mendoni se fëmija juaj ështe i talentuar dhe në një të ardhme mund të jetë pjesë e botës së televizionit, në datat, 25 & 26 Mars, në orën 10:00, në Tv Klan, pranë ish-Kinostudios, jeni të lutur të jeni të pranishëm.

“Në Kurthin e Piter Pan” është një emision ku protagonistë janë fëmijët dhe pyetjet e tyre inteligjente ndaj personazheve të njohur të ekranit shqiptar. Ata do të jenë gazetarët e vërtetë të së ardhmes. “Piter Pan”-i është një mundësi e artë për ta.

Me regji të Vera Grabockës dhe në drejtimin e Alketa Vejsiut, motorët e edicionit të pestë të Piter Panit janë ndezur. Ju presim në audicione! /tvklan.al