Bashkia e Tiranës nisi punimet për sistemimin e shtratit të Lanës, si dhe rrugët paralele pranë maternitetit të ri “Koço Gliozheni”.

Kryetari Edi Rama, u shpreh se sistemimi i kësaj pjese të kryeqytetit do të normalizojë edhe jetën e qytetarëve në blloqet e banimit aty pranë.

Edi Rama: “Ky kantieri i madh i hapur për ta çuar bulevardin e  Lanës më tutje, do të garantojë njëkohësisht edhe integrimin e plotë të pjesës në zonën veriore të Tiranës dhe njëkohësisht do t’i japi një zhvillim komplet tjetër nga pikëpamja sociale dhe ekonomike .”

Gjatësia e punimeve përgjatë Lanës do të jetë 400 metra lineare, ndërkohë që projekti parashikon një rrjet kanalizimesh, i cili aktualisht nuk ekziston. Punimet do të zgjasin një vit dhe realizohen falë të ardhurave të bashkisë./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini