Thirrjet me bazë raciste duket se po ndikojnë negativisht te sulmuesi brazilian, Vinicius Jr. 23-vjeçari është përlotur në konferencën për shtyp të kombëtares së Brazilit para miqësores kundër Spanjës. Vinicius u shfaq i prekur nga abuzimet e vazhdueshme të tifozëve me të cilën po përballen shpesh futbollistët, e në rastin e tij, shpesh e kanë shtyrë të mendojë edhe tërheqjen nga futbolli.

Miqësorja kundër Spanjës e Brazilit në stadiumin “Santiago Bernabeu” ka si objektiv pikërisht fushatën anti-raciste në mbështetje të sulmuesit të Real Madridit. Klubi i 23-vjeçarit brazilian, Real Madridi ka paraqitur një ankesë kundër gjyqtarit që vendosi drejtësi ndaj Osasunës për mospërfshirje të fyerjeve të supozuara raciste ndaj Vinicius Jr në raportin e tij të ndeshjes. Ndërkaq, vetë futbollisti i ka kërkuar organit qeverisës të futbollit evropian UEFA që të ndërmarrë veprime kundër thirrjeve raciste të drejtuara ndaj tij nga tifozët e futbollit.

Klan News