Nxënësit e vitit të parë gjimnaz që do të rezultojnë mbetës pas provimeve të vjeshtës do të kalojnë stazh për 1 vit. Kjo pasi viti akademik 2008-2009 nuk do të nis nga viti i parë gjimnaz por nga i dyti. Në pritje të brezit të parë që del nga klasat e 9-ta, por për të mos humbur të drejtën për arsim të mesëm, Ministria e Arsimit ka men duar t’ju ofrojë disa alternativa shkollimi nxënësve që mbesin në stazh.

Ndriçim Mehmeti: “Ne kemi disa shkolla profesionale 3-vjeçare të cilat aftësojnë në një profesion të caktuar dhe do të ishte një mundësi shumë e mirë për këta nxënës të cilët për një arsye, ose për tjetrën nuk arrin dot të përballojnë programin e shkollës së mesme të përgjithshme për t’u aftësuar në këto shkolla dhe për të dalë në tregun e punës dhe një mundësi tjetër do të ishte për të mos humbur gjithmonë vitin, do të ishte kalimi në shkollën e mesme me kohë të shkurtuar”.

Nxënësit mbetës që do të pranojnë të kalojnë në shkollat profesionale 3-vjeçare apo atë të natës, do të kryejnë ekuivalentimin e provimeve, duke kaluar në këtë mënyrë direkt në vit të 2. Të gjitha këto ndryshime vijnë pas kalimit nga arsimi 8-vjeçar në atë 9-vjeçar dhe kalimit të arsimit të mesëm në sistem 3-vjeçar./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri