Për herë të parë këtë vit provimit të detyruar të matematikës do t’ju nënshtrohen  edhe nxënësit e shkollave me karakter social-kulturor. Pyetjet për këta maturant do të hartohen ndryshe.

Ndriçim Mehmeti: “Flitet për shkollat e gjuhëve të huaja dhe shkollat artistike. Ky provim i matematikës do të jetë brenda programit shkollorë që ata kanë zhvilluar me të cilin janë njohur që në nëntor të vitit 2007. Do të kihet parasysh shkalla e vështirësive që është ndjekur në programin e këtyre shkollave”.

Hartuesit e testeve të matematikës do të futen të mërkurën në ambientet e agjencisë së vlerësimit të arritjeve të nxënësve për të dalë që aty me datë 17 qershor, kur dhe do të zhvillohet provimi i dytë i detyruar për më shumë se 33 mijë nxënës./tvklan.al

Gazetare Daniela Kostandini

Operator: Ben Haxhia