Emisioni “Kampionët” ka nisur transmetimin mbrëmjen e sotme në Tv Klan. Në një lidhje direkte nga Gjermania, gazetarja Viola Lito ka treguar atmosferën elektrizuese të tifozëve shqiptarë.

Nën thirrjet “o sa mirë me qenë shqiptarë”, duket se tifozët kuq e zi kanë “pushtuar” Gjermaninë. Gjatë raportimit direkt, gazetarja Lito ka zbuluar se si i kanë festuar tifozët shqiptarë golat e Gjermanisë në ndeshjen kundër Skocisë.

Viola Lito: Atmosfera është e papërshkrueshme, nuk ka qenë ndonjëherë më në flakë se kaq. Më lejoni të ju tregoj atmosferën. Janë tifozët shqiptarë që vetëm po festojnë.  

Marina Vjollca: Super emocione. Nuk e thashë më kot që Gjermania është veshur e tëra kuq e zi. Imagjino se si do të jemi nesër.

Tifozët: O sa mirë me qenë shqiptarë o hej.

Marina Vjollca: Ne e kemi fituar Europianin tonë me këtë atmosferë.

Viola Lito: Të ju tregoj edhe diçka, nëse doni të dini si janë festuar golat e Gjermanisë, janë festuar me brohorima për Shqipërinë gjatë gjithë kohës. Kështu ka qenë atmosfera gjatë gjithë kohës, e madje edhe gjatë ndeshjes.

Marina Vjollca: Fantastike vërtetë.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, do të transmetohen në ekranin e Tv Klan./tvklan.al