Presidenti Barak Obama në ditën e sotme nënshkroi demokraten Suzana Shkreli, e cila ka kaluar një sfidë agresive në zgjedhjet kundër republikanit nga Rochester, Mike Bishop.

29-vjeçarja Shkreli nga Klarkston, është një politikane e re e cila punon si asistente në Macob. Qëkur hyri në garë në muajin korrik, Shkreli ka mbledhur më shumë para se Bishop, por ai mban një avantazh në javët e fundit të garës.

Obama i cili është dhe vetë demokrat, e quajti Shkrelin “një lidere të fortë e të zgjuar” dhe ka shpallur nënshkrimin e saj ndër 30 kandidatë për Kongresin. Nëse zgjidhet ajo do behet personi më i ri i cili është zgjedhur ndonjëherë për Kongresin.

“Në Kongres, Shkreli do jetë ajo lloj lideri që na duhet për të krijuar një shtet më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë për familjet punëtore”, tha Obama në një deklaratë.

“Suzana Shkreli lufton për familjet punëtore të Michiganit që të gjithë të kenë një mundësi për të jetuar ëndrrën amerikane. E di që Shkreli do ngrihet të luftojë për të mbrojtur sigurinë shtetërore të drejtat e grave, barrën e rëndë të pagesave të studentëve dhe kujdesin mjekësor në kongres. Të gjitha familjet nga Michigani mund të mbështeten tek ajo”, shtoi ai.

Obama fitoi zonën 8 të Michiganit në vitin 2008. Zona përfshin Inghamin, Livingstonin dhe pjesë nga Oaklandi verior./tvklan.al