Sulmuesi numër 1 që tek Interi e kërkojnë pasi besojnë se do të rrisë nivelin e ekipit mbetet Albert Gudmundsson.

Por drejtuesit zikaltër kanë disa alternativa për ofensivën. Një ndër ta është edhe Dodi Lukebakio, sulmues belg 26-vjeçar me origjinë kongoleze.

Interi e ka ndjekur lojtarin e Sevijas që nga vera e kaluar, por interes për të ka edhe nga klube të tjera të Serie A, raporton “Gazzettadellosport”. Një sulmues i talentuar dhe shumë i fuqishëm, Lukebakio vlerësohet gjithashtu për versalitetin e tij.

Ai mund të aktivizohet si sulmues i dytë falë aftësive të tij në driblim, por edhe si pykë, falë shtatlartësisë prej 187 centimetrash. Kartoni i 26-vjeçarit do t’i kushtonte Interit më pak se sa ai i islandezit, për të cilin Xhenoa kërkon 30 mln euro.

Ndërsa kampionët e Serie A presin që Steven Zhang të marrë borxhin e ri, që do t’i japë vazhdimësinë projektit, si fillim duhet të grumbullohet kapitali i nevojshëm për operacionin, që do të jetë huazim me të drejtë blerjeje. Në rast të një oferte nga një klub anglez, Interi do ta kishte të vështirë të realizonte blerjen.

Kjo është arsyeja pse Lukebakio mund të jetë një alternative cilësore. Kushton më pak, rreth 12 milionë dhe në marrëveshje do të përfshihej edhe Lucien Agoume, mesfushori francez 22-vjeçar i huazuar te Sevilla, kartoni i të cilit ka vlerën 8 mln euro.

Në sezonin e tij të parë në Andaluzi ai ka luajtur në 23 takime mes La Liga dhe Champions, e ka shënuar 5 gola e ka dhënë 1 asist.

Ai gjuan me të majtën ndërsa paguhet 1.5 mln euro, shifra të përballueshme nga kampionët e Italisë.

Klan News