Ocalan mund të ekstradohet në Shqipëri. Është konfirmuar kjo nga vetë kryeministri turk Maksut Ilmas në një intervistë. Pasi Roma kundërshton që Ocalan të çohet në Pakistan pasi Turqia i thotë jo ekstradimit të tij në Korenë e Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pranojnë që lideri kurd të çohet në Libi, deri më tani si vend i mundshëm ekstradimi është Shqipëria.

Tani ne po mendojmë për Shqipërinë. Italianët kanë mendim pozitiv për këtë vend. As ne nuk kemi kundërshtime për këtë.“- është shprehur kryeministri turk.

Të çudit fakti që Shqipëria një vend europian gjeografik, ngatërrohet padashur me emra terroristësh. Jo larg por pak muaj më parë një arabo-francez dënohet në Shqipëri për vrasje dhe gjatë seancave gjyqësore përmend si shkarazi emrin e kryeterroristit Osama Bin Laden. Shtypi, media elektronike por dhe opinioni shqiptar reaguan menjëherë rreth lidhjeve që mund të ekzistonin mes Shqipërisë dhe Bin Laden./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori