Klodian Branko: “U finalizua me sukses operacioni i koduar “Balerina” për ndalimin e shtetasve, Medi Xhihani, 45 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Durrës, Xhemal Zenuni, 21 vjeç, lindur në Elbasan, banues në Shijak, dhe Altin Brahimi, 25 vjeç, lindur e banues në Durrës. Ndalimi i tyre është bërë ditën e djeshme në qytetin e Korçës dhe të Durrësit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar shtetasen me iniciale M.LL, 21 vjeç, për ta trafikuar drejt Greqisë me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kanë tentuar të rekrutojnë dhe tre shtetase të tjera, me qëllim trafikimin drejt Greqisë dhe më pas shfrytëzimin e tyre për prostitucion.”/tvklan.al