Emisioni i datës 14 tetor 2009 drejtuar nga Blendi Fevizu është një intervistë me drejtorin e Bilbilotekës Kombëtare Aurel Plasari , e realizuar në një sallë të rikostruktuar tanimë në atë që quhet salla e Lumo Skëndos ,  në ambjentet ish-Bibliotekës së Vjetër Kombëtare.

Në këtë intervistë do të flitet mbi biblotekat e vjetra në Shqipëri që datojnë që nga shekulli i 18 e që vijnë deri në kohët tona si dhe sfidat me të cilat përballen ato . Pjesa më interesante e këtij emisioni do të jetë ajo ku do të flitet për Bibliotekën e Bushtatllinjëve , ku për të u hap një ekspozitë në të cilën u ekspozuan disa nga prej figurave më të rëndësishme të fisit të Bushatllinjve në Shkodër që datojnë që nga shekulli i 17 pra rreth viteve 1700 .

Aurel Plasari: Kjo sallë është shumë interesante dhe së bashku me studion e improvizuar në këtë mënyrë e përurojmë sepse nuk ishte e përuruar . Duhet të them edhe një fakt shumë interesant , ku në testamentin e Lumo Skëndos në pikën 6 Lumo Skëndo thotë që: “Librat e mi , të librarisë dhe të bibliotekës të bëhen pronë e shtetit shqiptar , e një institute alabanologjie kur ai të ndërtohet , të gjithave t’u vihet vula me emrin tim nga biblioteka Lumo Skëndo, si dhe t’u vihet etiketa po me emrin tim”. Pra në njëfarë mënyre qoftë teknika e dhunës apo e sekuestrimit pa dashur ata që e kanë kryer, po i plotësonin një dokument testamentar Lumo Skëndos. Unë besoj në njohuritë që kam , kjo bibliotekë ruhet në pjesën e saj më të madhe dhe nuk jemi në gjendje t’a gjykojmë sepse këto lëvizje , zhvendosje fondesh të mëdha kanë ndodhur në 44-45 . Edhe më përpara e kam sqaruar prejardhjen 3-fishe të koleksioneve Lumo Skëndos në Bibilotekën Kombëtare si prejardhjet prej bibliotekës së tij vetjake , prejardhjes prej librarisë së tij , por edhe kontigjenti tjetër shumë i rëndësishëm që për shumë vite Lumo Skëndo ka punuar si bashkëpuntor i jashtëm për bibliotekën nëpër Europë duke bërë blerje të shumta.

Aurel Plasari shprehet se një mendje e ndritur si Lumo Skëndo tregoi se ishte shumë i aftë për të treguar se ku ishin blerë librat , data , viti si dhe çmimi përkatës që kishin librat e blera nga vetë ai gjatë udhëtimeve që bënte në Europë.

Aurel Plasari: Këto libra këtu janë të viteve 1700 dhe ruhet sipas rregullave ndërkombëtare të veçanta, pra nuk mund të jenë në përdorim të lirë në këtë mënyrë. Të gjitha librat në dy krahët janë botimet enciklopedike të fushave humanitare . Janë kryesisht fjalor , gjuhësi , histori , filologji, shkenca sociale , fe tj. Pra është pjesa enciklopedike jo e Bibliotekës Kombëtare por e koleksioneve të kësaj ndërtese. Gjëja më interesante dhe më befasuese në rekuperimin e këtij koleksioni nga fondet tona të vlerave të rralla ka qenë edhe gjeta e njësive bibliografike të shekullit të 15 , pra të kohës së Skëndërbeut ku ai është gjallë edhe po lufton. Është pra e dëshmuar që pashallarët e Shkodrës kanë pasur interes dhe kanë blerë dorëshkrime , që me siguri për atë kohë do të kenë qenë shumë të shtrenjtë . Në shënimet e udhëtarëve shfaqet për herë të Biblioteka e Bushatllinjëve , ku madje ata udhëtarë janë befasuar që në këtë bibliotekë gjenden libra në frengjisht , librat e Volterit, Ditëroit,  të Molerierit që ishin libra bashkëkohorë., kryesisht librat flitej për Iluminizmin./tvklan.al