Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Opozita e ka quajtur një turp diplomatik fjalimin e mbajtur dje nga kryeministri Fatos Nano në takimin me ambasadorët.

Besnik Mustafaj:- “Ne duam t’i sigurojmë trupën e ambasadorëve të Shqipërisë, pavarësisht se jo për të gjithë kemi të njëjtën konsideratë lidhur me rrugët në të cilën ata kanë arritur në këto funksione shumë të rëndësishme, por pavarësisht nga kjo, ne duam t’i sigurojmë se do të kenë mbështetjen e plotë të PD, në kryerjen e detyrave për të cilën janë zotuar përpara shtetit dhe Presidentit të Republikës. Duam t’i sigurojmë se i mirëkuptojmë për faktin se politika e jashtme, veprimtaria e trupit diplomatik shqiptar është peng i politikës së brendshme, një politikë kundër integrimit të Shqipërisë”.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Partia Demokrate e Re.

Ferdinand Xhaferri:- “Gjuha ironike me të cilin foli zoti Nano, toni i tij brutal dhe tendenca e hapur e shprehur nga ai, për të nëpërkëmbur ambasadorët tanë, vetëm sa u përcollën shqiptarëve mesazhin e qartë, se kryeministri i vendit ka harruar që është kthyer nga tavolinat e Stambollit dhe vazhdon të përdor fjalorin e tavolinave edhe me diplomatët e lartë shqiptarë”./tvklan.al