Lajme Arkiva 2003

Opozita ka reaguar ndaj rritjes së tarifave të shërbimit telefonik. Ata i kanë cilësuar precedentë pasi trefishohen tarifat e bisedave lokale si dhe dyfishohen ato të bisedave ndërurbane të mirëmbajtjes duke bërë kështu një akt të pastër të asaj që qeveria vjedh në mënyrë ligjore qytetarët e saj.

Në një konferencë për shtyp ka dalë sekretari për marrëdhëniet ekonomike në Partinë Demokratike Edmond Spaho.

Edmon Spaho: Telekomi dhe KESH-i janë kthyer në gropa të zeza ku humbasin çdo vit miliarda lekë, fonde shtetërore dhe pasuri kombëtare për shkak të keqdrejtimit të këtyre dy kompanive, abuzimeve si dhe vjeljen nëpërmjet tenderave.

Po kështu ka reaguar edhe Partia Demokrate e Re, zëdhënësi i saj Eno Bozdo, është shprehur se Albtelecom po shfrytëzon pozitën e tij monopolistike për të vendosur çmimet e tij abuzive dhe në këtë afer enti rregullator i telekomunikacioneve është anashkaluar me qëllim./tvklan.al