Lajme Arkiva 2003

Opozitarë të tjerë shprehen të rezervuar ndaj votës së përkrahësve të Metës. Nëse ata do të votonin kundër për kryetarin e ballistëve Shpëtim Roqi vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Shpëtim Roqi: Normalisht nëse grupi i Metës voton kundër, Shqipëria do të ketë shumë shpejt zgjedhje të reja. Mesa kuptojmë ne kjo qeveri do të bjeri gjithsesi nën peshën e vetë.

Të njëjtin pozicion do të ruajnë edhe demokratët e rinovuar. Dashamir Shehi shprehet se qeveria duhet të rrëzohet.

Gazetarja: Çfarë parashikoni nga seanca e sotme?

Dashamir Shehi: Unë shpresoj që me gjithë mend të ketë një reaksion nga grupi socialist. Thashë shpresoj por të jem i sinqertë nuk është se besoj shumë, por shpresoj se nuk mund të vazhdojë gjithë jetën ky karusel që po rrotullohet pa ndaluar kurrë, hipin dy veta zbresin dy të tjerë sipas qejfit të atij që ka elektromotorin në dorë.

Karton e kuq do të ngrejë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode.

Gazetarja: Cili do të jetë qëndrimi juaj sot në parlament?

Ridvan Bode: Po dihet asnjë votë për ministrat e kabinetit.

Sipas opozitës seanca e sotme parlamentare parashikohet me debate të ashpra. Nëse përkrahësit e Metës do të votojnë kundër ministrave Meksi dhe Bello./tvklan.al