Nertian Ceka: “Aleanca Demokratike nuk mori pjesë sot në takimin e partive opozitare dhe më gjerë. Të organizuar dhe të iniciuar nga zoti Edi Rama në emër të partisë Socialiste. Duke e konsideruar këtë ftesë një ftesë për gjah, aleanca Demokratike e quan këtë një iniciativë hipokrite, një përpjekje për të manipuluar opinionin publik shqiptar. Për ta përdorur atë për presione të reja, për tu shkëputur nga qeveria Berisha, sheshe ndërtimi edhe për të kufizuar sipërfaqet e blerta të Tiranës.”/tvklan.al