Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Aleancën Demokratike është vendosur paqja mes kryetarit Imami dhe presidentit Ceka. Krerët aleancistë janë tërhequr nga pozicionet kundërshtare përsa i përket aleancave parazgjedhore me të majtët apo të djathtët. Ceka dhe Imami, janë shprehur se PAD mund të paraqitet edhe e vetme në zgjedhjet parlamentare.

Arben Imami, Kryetar i PAD:- “Ne kemi një statut të ri, i cili është i tipit liberal demokrat, zoti Ceka është anëtar i vjetër krijues dhe president i PAD prej vitesh, ndërsa unë aktualisht drejtoj partinë, sepse kryesia ekzekutive drejton politikën e përditshme të partisë”.

Aleancistët kanë propozuar si amendament, respektimin e parimit kushtetues të përcaktimit të numrit të përgjithshëm të deputetëve të çdo partie apo koalicioni në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin në raundin e parë të zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame