Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” nuk duket se do të kthehet më si në ditët e para kur sistemoj të ardhurit e parë e në vazhdim. Këto ditë mbipopullimi ka arritur shkallën më të lartë. Ky pallat arrin të mbajë 2000 vetë. Tashmë është më e vështirë zbrazja e tij, pasi janë më të pakët njerëzit që marrin nëpër shtëpi kosovarë, njëkohësisht ndihet dhe mungesa e hapjes së kampeve të reja.

Këtu flihet, haet, thahen rrobat e lagura. Në orën e drekës krijohet më shumë rrëmujë. Të gjithë zbresin në radhë të uritur për të pritur drekën. Të qara fëmijësh dhe njerëz të sapoardhur që kërkojnë të afermit e tyre. Vetëm sot në mëngjes kanë ardhur 400 vetë në këtë pallat, duke rritur gjithnjë e më shumë numrin e vendosur këtu.

Dita e djeshme shënon një mijë të ardhur, pra sa vjen dhe gjendja rëndohet. Tirana mban vendin rekord të strehimit të të ardhurve. Tashmë nuk ka më planifikime, gjithkush që vjen në Tiranë, prefektura dhe pushteti lokal mundohen ti japin zgjidhje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti