Ka hyrë në fazën përfunditare fushata për kreun e Partisë Socialiste. Dy rivalët kryesorë Majko e Nano sot i janë shmangur përplasjeve në sytë e njerëzve të bazës socialiste. Kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Pandeli Majko i shoqëruar nga anëtari i kryesisë së PS Bashkim Fino si dhe nga sekretari organizativ Ndre Legisi ka zgjedhur sot konferencën e Partisë Socialiste të rrethit të Mirditës për të shprehur idetë e tij.

Partia Socialiste nuk është pronë e një individi ka thënë Majko në të njëjtën sallë ku para dy javëve ish kryetari i PS Nano i shoqëruar po nga Legisi u takua me socialistët mirditorë. Konferenca e PS të Mirditës nuk ka patur përplasjet e djeshme që ndodhën në konferencën e PS të Përmetit të elementëve pro apo anti Majko. Kjo dhe në sajë të qëndrimeve të ekuilibruara të mbajtura nga drejtuesit socialistë Majko, Fino e Legisi.

Në përfundim socialistët mirditorë kanë zgjedhur 9 delegatët për në Kongres ku spikat emri i sekretarit aktual për organizimin në PS, Ndre Legisi./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame