“Kush lëndon femrat, fyen Zotin”

Mesazhin e meshës së parë të këtij viti, Papa Françesku ua dedikoi grave. Ati i Shenjtë lëshoi një thirrje të fortë kundër dhunës ndaj tyre.

“Sa shumë dhunë i drejtohet grave… Boll më! Kush lëndon një grua fyen Zotin, i cili përmes gruas krijoi njerëzimin. Dhe meqenëse nënat dhurojnë jetën dhe gratë e mbajnë botën të bashkuar, le të bëjmë të gjithë përpjekje më të mëdha për të promovuar nënat dhe për të mbrojtur gratë”.

Çdo 1 Janar, Kisha Katolike feston ditën e Shën Mërisë Hyjlindëse. Data e parë e vitit njihet po ashtu edhe si Dita Botërore e Paqes. Statistikat tregojnë se rastet e dhunës ndaj grave janë shtuar në Europë gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë.

Ekspertët thonë se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe izolimet në shtëpi kanë shtuar stresin në familje, ku viktima janë kryesisht gratë.

Tv Klan