Dy mijë policë dhe mbi një mijë ushtarë të kontigjentit special do të garantojnë jetën e Papa Gjon Palit II, gjatë vizitës së tij tre ditore në Poloni. Ky është udhëtimi i 83 pastorial që Papa Vojtila kryen në 20 vjet të drejtimit të tij të Kishës Katolike. Në vendlindjen e Papës po bëhen përgatitje për pritjen e atij që konsiderohet si hero kombëtar në Poloni. Papa Gjon Pali II ka luajtur një rol të madh në përmbysjen e komunizmit në Poloni./tvklan.al