Gjeorgjia është surpriza e madhe e fazës së grupeve të Kampionatit Europian. Në pjesëmarrjen e saj të parë në një kompeticion të madh, skuadra e renditur e 74-ta në Botë shkaktoi edhe befasinë, pasi kualifikohet në mesin e 16-të kombëtareve më të mira të kompeticionit.

E udhëhequr nga Kvaratshvelia, që shënoi pas dy minutave lojë, Gjeorgjia mposhti pastër 2-0 një prej skuadrave pretendentesi Portugalia. Ylli i Napolit festoi golin e parë në një Europian, dhe e bën përballë idhullit, Cristiano Ronaldo. Në fraksionin e dytë të sfidës, gjeorgjianët shënuan edhe golin e sigurisë, me heroin e saj në këtë fazë grupesh.

Mikautadze shënoi të tretin, për tu bërë i pari që realizon me ngjyrat e kësaj kombëtareje në debutimin e saj në Europian dhe golashënuesi më i mirë I kompeticionit. Gjeorgjia sfidon Spanjën në raundin e 1/8-ave. Në krahun tjetër, Portugalia ruan vendin e parë, dhe në fazën e radhës përballet me Slloveninë.

E eliminuara nga grupi F është Republika Çeke, e cila e mbylli me humbje 2-1 ndaj Turqisë. Skuadra e Montella arriti të fitojë vetëm në limitet e takimit për tu konfirmuar në vendin e dytë në grupin F.

Përballjet e tjera të këtij raundi, emocionet e së cilës do t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan.

Klan News