Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ministri i Shtetit Ndre Legisi, i thirrur në interpelancë nga deputeti i pavarur Lesi, ka deklaruar se qeveria ka ndëshkuar 87 doganier me ndieke penale për korrupsion. Në një fjalim të gjatë Legisi ka rreshtuar historikun e luftës 4 vjeçare të mazhorancës socialiste ndaj korrupsionit, por Lesi ka kërkuar, të përmenden emra qeveritarësh të lartë të ndëshkuar.

Ndre Legisi:- “Disa nga rezultatet e arritura në procesin e adoptimit të planit të rishikuar antikorrupsion janë: Vetëm në dogana dhe tatime, janë dhënë për vitin 2000, 511 masa disiplinore, janë larguar nga puna 60 vetë dhe janë dërguar për ndjekje penale 47 persona”.

Nikoll Lesi:- “Dua të falënderojë ministrin, për leksionin e tij që i dha parlamentit në mënyrë teorike, mu kujtua koha kur kam qenë student dhe së dyti, dua t’i kujtojë zotit Legisi, që me gjithë besimin absolutë që kam për të, si politikan i papërzier në afera korruptive”.

Edhe në këtë seancë të parlamentit, nuk kanë munguar batutat e kryetarit Gjinushi me ish-studentin e tij Nikoll Lesi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame