Lajme Arkiva 2003

Opozita ka kërkuar në ditën e parë të hapjes së punimeve në Kuvendin e Shqipërisë mocion me debat për mungesën e Ministrit të Jashtëm që sipas tyre është i qëllimshëm nga kryeministri Fatos Nano.

Edi Paloka:  Është e vërtetë që ne jemi gati 7 vjet pa qeveri, por raste të tilla janë unikale në botë, ku vazhdohen të mbahen bosh vende ministrash sepse qeveria nuk merr dot votëbesimin në parlament, unë nuk e di se si mund të vazhdojmë në këtë gjendje akoma. Prandaj ne si Parti Demokratike kemi vendosur dhe do të kërkojmë një mocion me debat, i cili në fund do të mbyllet me një vendim të parlamentit që ose brenda 5 ditësh këtu të na vijë emri i ministrit të Jashtëm, ose zoti Nano të vijë të votëbesohet në Parlament. Justifikimet për Presidentin e Republikës nuk mund të ecin.

Sipas deputetit Nikollë Lesi nëse Fatos Nano nuk ka mazhorancën e 71 votave duhet të japë dorëheqjen. Me ikjen e tij Partia Socialiste i fiton sërish zgjedhjet sipas Lesit. Hapja e punimeve të kuvendit të Shqipërisë e shoqëruar me protestën e ish të përndjekurve politikë të cilët kërkojnë dëmshpërblimit për periudhën e vuajtur gjatë komunizmit.

Parlamenti mbajti 1 minutë heshtje në nderim të komisarit të policisë Gani Malushi. Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot kalendarin 2 javor si edhe projekt-deklaratën për Kosovën./tvklan.al