Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Partia Demokrate e Re nuk do të marrë asnjë masë ndaj sekretarit të përgjithshëm Kreshnik Çollaku, për pjesëmarrjen e tij në protestat e 7 Shkurtit, e më pas në tryezën e partive opozitare.

Tritan Shehu:- “Nuk shtrohet problemi për masa ndaj kërrkujt, vetëm pa dyshim që është një deklarim zyrtar ku thuhet, që pjesëmarrja e tyre është vetëm në nivel personal dhe kaq”.

Ndërsa Çollaku shprehet që në mbledhjen e kryesisë u kërkua shkarkimi i tij. Çollaku ka paraqitur një platformë në mbledhjen e kryesisë së PDR për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike, por shumica e hodhi poshtë.

Kreshnik Çollaku:- “Pati kërkesa për shkarkimin tim. Projekti që paraqitëm ishte një përpjekje për të normalizuar situatën brenda PDR, për të normalizuar marrëdhëniet e PDR me opozitën, në mënyrë të veçantë me PD dhe për të përcaktuar qëndrime më të qarta politike, për t’iu larguar evazivitetit, që ndonjëherë çon edhe në keqinterpretime të PDR”./tvklan.al