Lajme Arkiva 2003

Partia e Bashkimit e të Drejtave të Njeriut do të jetë ajo që do të përfaqësoj bashkinë e Himarës duke patur në opozitë kandidatin e Partisë Socialiste. Përfundimisht është vendosur që Partia Demokratike të mbështesë në zgjedhjet e 12 Tetorit kandidatin e Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut.

Vangjel Dule: Rëndësi ka që në Himarë të realizohet një proces transparent i barabartë, një proces i drejtë elektoral, pa dhunë dhe pa manipulime. Sinjalet që vijnë nga forca të ndryshme politike për mbështetjen e kandidatit të Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut janë sinjale civilizuese evropianizuese dhe kësisoj gëzojnë të gjithë vlerësimin tonë politik.

Ky bashkëpunim midis dy partive të kaheve të kundërta ka irrituar të vegjlit të spektrit të djathtë, të cilët kërkojnë ti kundërvihen me një Kandidat të përbashkët për Bashkinë e Himarës. Synimi i partisë së Bashkimit të të Drejtave të njeriut është të fitojë në këto zgjedhje mbi 20 komuna dhe në disa bashki kryesore në vend.

Ndërkohë në 80% të territorit Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut do të dalë me kandidatët e saj, ndërsa në pjesën tjetër do të bashkëpunoj në nivel lokal me të gjitha partitë qoftë të spektrit të djathtë apo të majtë./tvklan.al