Pasditen e sotme është mbledhur në Kryesia e Partisë Demokratike, ku i pranishëm online ka qenë edhe kryedemokrati, Sali Berisha.

Mes diskutimeve, në këtë mbledhje kryesie është vendosur që në muajin Korrik të mbahet protesta e radhës e organizuar nga PD-ja.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, ka mësuar se kjo protestë është planifikuar që të zhvillohet të enjten e 11 Korrikut në orën 20:00.

Gjatë mbledhjes, kryedemokrati Berisha ka thënë se PD ka nevojë të bashkohet jo vetëm me të gjithë mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet me të gjithë spektrin opozitar.

Berisha ka deklaruar se detyra e PD-së është krijimi i qeverisë teknike./tvklan.al