Aleksandër Garuli: “Partia Republikane pas një vendimi të kryesisë së saj i propozon partive të mazhorancës që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të dalin në një koalicion të përbërë. Ky koalicion duhet të jetë i hapur edhe për partitë tjera të djathta që aktualisht janë jashtë mazhorancës qeverisëse. Dalja në koalicion të përbërë garanton fitoren e së djathtës në zgjedhjet e ardhshme duke përcjellë tek shqiptarët mesazhin e bashkëpunimit për interesat e vendit. Bashkëpunimi i së djathtës përballë përçarjes së të majtës dëshmon së partitë e djathta dinë të dalin mbi interesat e vogla partiake për hir të interesave të mëdha të vendit.”