Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli në këtë merkato vere. Për sulmuesin nigerian, interesimet janë të shumta, me francezët e Paris Saint Germain, që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta afruar në skuadër.

Sulmuesi vazhdon të jetë pjesë e Napolit, por italianët nuk duan të gjenden të papërgatitur në rast të një largimi dhe kanë filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin.

Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sport”, drejtuesit e Napolit, kanë nisur kontaktet me Romelu Lukaku-n.

Belgu është në pronësi të Chelsea, pasi mbylli huazimin te Roma dhe po shikon për një aventurë të re.

Sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, që i ka kërkuar drejtuesve ta afrojnë në skuadër. Lukaku ishte një nga lojtarët më të spikatur te Interi nën drejtimin e Conte-s, kur fituan edhe titullin kampion.

Te Napoli po tentojnë arritjen e një marrëveshje me lojtarin dhe më pas të nisin bisedimet me klubin e Chelsea. /tvklan.al