Gerti Bogdani: “Edi Rama i njohur ndryshe si mister 15% apo mister 2 katërshi siç e quajnë sot rëndom në kryeqytet, kryebashkiaku që me 22 dokumentet që duhen për lejen e ndërtimit në  Tiranë e ka renditur veten dhe kryeqytetin të 176 në botë apo më saktë ndër 5 kryeqytetet më të korruptuara të botës. Zgjodhi sot ditën kundër korrupsionit për të dalë para mediave me një deklaratë kakofonie, ku akuzoi dhe vetëm akuzoi duke ju kujtuar qytetarëve shqiptar se hajduti bërtet kapni hajdutin. Sërish në rolin e kryehetuesit politik dhe armikut të egër të rrugës Durrës-Prishtinë ai përçartës i bëri fjalë për qindra milion euro vjedhje dhe shpërdorim. Por zoti Rama harron që është njeriu që pastroi paratë e hakmarrjes për drejtësi me lejet e ndërtimit, politikani i vetëm që në dosjen e  tij në prokurori ka km të tërë telefonatash me seria kille përfshirë dhe afera intime. Njeriu që i del emri në proceset hetimore të bandave shqiptare në Itali apo në vendet e tjera merr këto kohë rolin e kryehetuesit politik duke besuar dhe shpresuar se do të mund të fshehë lidhjen e tij me krimin. Sot sërish armiqësia e tij ndaj korridorit të shqiptarëve lidhet me faktin se ajo shënon fundin e karrierës së tij politike, rruga të cilën ai e sulmon çdo ditë ka kushtuar dy herë më pak se çka vjedhur zoti Rama apo qeveritë socialiste në një vit sipas raportit të Bankës Botërore. Partia Demokratike e konsideron luftën kundër korrupsionit si prioritetin më madhor të kësaj maxhorance të sotme, kryeministri Berisha dhe qeveria e tij e shënojnë këtë ditë sot pasi ja dolën që Shqipëria të renditet e dhjeta në botë ndaj luftës kundër korrupsionit, të renditet para në Ballkan për këtë luftë pasi ja dolën të shpëtojnë nga abuzimet në taksa, tatime, prokurime publike dhe në administratën publike mbi 4 miliard dollarë në 3 vite.”/tvklan.al