Këshilli Kombëtar i Demokristianëve të Gurakuqit, i kërkon kryeministrit të nisë sa më parë negociatat me për t’u përfaqësuar në qeveri. Me anën e një rezolute të miratuar nga ky këshill demikritianët sikurse kanë deklaruar nuk e njohin ministrin e Shëndetësisë Nard Ndoka si përfaqësuesin e tyre.

Anton Gurakuqi: “I kërkoj falje qytetarëve shqiptarë, që në krye të PDK-së dhe në krye të ministrisë së Shëndetësisë u vu një person më aftësi të kufizuara intelektuale dhe me prirje negative njerëzore, i cili krijoi në politikë në legjislativ dhe në ekzekutiv fenomenin Ndoka. Sot këshilli kombëtar i PDK-së do t’i drejtohet kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha që të nisë konsultimet me PDK-në për ndryshimet e domosdoshme në qeveri, pasi ish-drejtuesi Ndoka, nuk përfaqëson më PDK-në.”

Deri tani vetë kryeministri Berisha nuk ka pranuar që të shprehet se kë nga partitë demokristiane do të njohë si alete të demokratëve ndërkohë që pritet dhe vendimi i gjykatës për të vendosur se kë do të njohë si kryetar të demokristianëve mes Gurakuqit dhe Ndokës./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka