Kaosi që krijoi në seancën plenare të së hënës i kushtoi Flamur Nokës përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare. Vendimi u mor nga Komisioni i Etikës, i cili pavarësisht shkresës së deputetëve socialistë për masë disiplinore edhe ndaj deputetëve Bardhi, Paloka, Baçi e Salianji vendosi të ndëshkojë vetëm demokratin Noka.

Krahas bllokimit të foltores së Kuvendit, socialistët e akuzojnë Nokën edhe për fjalë kërcënuese ndaj Kryeparlamentares Nikolla, si dhe ndërprerje të fjalës së deputetit Nasip Naço.

Kaosi në seancën plenare të 6 qershorit erdhi pas kërkesës së Gazment Bardhit për rikthimin e ish-Kryeministrit Berisha në grupin parlamentar, kërkesë që nuk u pranua nga Nikolla me argumentin se duhet të ketë vendim partie.

Tv Klan