Në prag të vizitës së kryeministrit Fatos Nano në Fier, deputetët socialist, Petro Koci, Marko Vello, Nazmir Bilani, kanë vizituar punimet e infrastrukturës në këtë qytet. Unaza e qytetit të Fierit rreth 1 km e gjatë po ristrukturohet si për standartet më bashkëkohore. Në zbatimin e projekteve të infrastrukturës në këte qytet kanë kontribuar edhe vetë banorët. Të shtunën socialistët e Fierit do të zhvillojnë aktivin e degës, ndaj antarësisti Koci pret që kryetari Nano te korigjojë gjykimet e tijë.

“Unë gjykojë që zoti Nano duhet të shkëputet nga prononcimet e tipit emocional, natyrisht që ka provincializëm të theksuar në politikën Shqiptare, por ajo shfaqet sidomos në qëndrimet hakmarrëse të disa politikanëve, përfshirë dhe ato të zotit Nano. Megjithatë unë nuk marrë leje te zoti Nano kur mbrojë partinë socialiste dhe nëse ai në mbledhjen e kryesisë ka mbajtur qëndrime të padenja kundrejtë një kryetari partie kjo mund ti shkojë përshtat vetëm një hakmarrësi në emër të Berishës”, u shpreh Petro Koci./tvklan.al