AstraZeneca do të testojë kombinimin e dozave me rusen Sputnik V

Është çështje ditësh që Administrata amerikane e Barnave FDA të miratojë për përdorim në kushte emergjence vaksinimin anti-COVID, produktin e firmave Pfizer/BioNTech.

Komiteti këshillues pranë kësaj agjencie i dha dritën e gjelbër kësaj vaksine, që është miratuar dhe ka nisur të përdoret në 3 vende të tjera të botës, si Britaninë e Madhe, Bahrein dhe Kanada. Vendimi i Komitetit Këshillues nuk është përfundimtari, pasi duhet marrë edhe aprovimi i zyrave të ekspertëve.

Zyrtarë të kësaj agjencie thanë për mediat se vendimi është i vështirë dhe kërkon kohë, pasi me prioritet shihet siguria maksimale e vaksinës. Edhe pse maksimumi nuk është arritur, Pfizer/BioNTech kanë krijuar vaksinën me sigurinë më të lartë deri tani prej 95%. Në favor të saj po lobon edhe presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Joe Biden.

Ndërsa firma britanike AstraZeneca ka vendosur të bashkëpunojë me Rusinë. Zyrtarët e kësaj firme vendosën të testojnë kombinimin e vaksinës së tyre, që rezultoi me një përqindje shumë të ndryshueshme sigurie, me rusen Sputnik V. Duke qenë se përdorin të njëjtën metodë mbrojtjeje, synohet që dy dozat për injektim të kombinohen, njëra prej asaj të zhvilluar në Oxford dhe tjetra prej asaj të zhvilluar në Rusi.

Tv Klan