Policia e Himarës ka zhvilluar një operacion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në plazhe.

Nga një kontroll i bërë në plazhin e Krorëzës janë proceduar penalisht 12 persona që kishin ndërtuar pa leje lokale në bregdet dhe ofronin shërbime pa lëshuar kupon tatimor.

Policia tha se u sekuestruan 300 çadra dhe 480 shezlonë.

Hapësirat e zaptuara në këtë plazh janë liruar ndërsa operacioni është shtrirë edhe në zona të tjera të bregdetit të Vlorës.

Tv Klan