Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë dy persona të dyshuar si organizatorët e atentatit ndaj Pajtim Serjanit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet.

Ata janë Aurel Hoxhallari 38 vjeç dhe Amarildo Hoxhallari 25 vjeç, të cilët se janë arrestuar në zonën e Yzberishtit.

Dy kushërinjtë Hoxhallari dyshohet se kishin pajtuar Artur Bazen për të vrarë Pajtim Serjanin, mikun e Emiljano Shullazit.

Nuk dihet nëse të njëjtët persona janë edhe porositësit e atentatit ndaj Emiljano Shullazit në Qafë Kashar.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për motivet e atentatit ku mbeti i vdekur Artur Baze dhe ku u plagosën Pajtim Serjani dhe agjenti i policisë Roland Meta dhe as për aktivitetin e dy të arrestuave, te cilet mësohet se janë persona me precedent penalë.

Tv Klan