Ferdinand Pone: “Në fund të 10-ditëshit të parë të dhjetorit 2008 i gjithë shërbimi i gjendjes civile do të fillojë punën me sistemin e ri. Ndërsa Zyrat e Gjendjes Civile të Tiranës, pas këtij aktiviteti do të fillojnë menjëherë punën me sistemin e ri që sot”.

Pas shumë debatesh politike dhe institucionale, Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të përfundojë një pjesë të madhe të punës të grumbullimit të të dhënave personale për shtetasit shqiptare, duke i hedhur ato në një sistem të ri elektronik, i cili do të shërbej si një regjistër themeltare i gjendjes civile. Gjate prezantimit të këtij instrumenti kryesore në shërbim të qytetareve, ishte prezent dhe zv/kryeministri Genc Pollo.

Genc Pollo: “Është diçka me të cilën ata do kenë përditë të bëjnë që te sigurimi i certifikatave, sigurimi i dokumenteve të identitetit nga janari e tutje bëhet fjalë për letërnjoftimin elektronik si dhe pasaportat biometrike, por dhe për një mundësi shumë të madhe të gjendjes së të gjitha të dhënave që atyre u duhen kuptohet në kushtet e konfidencialitetit dhe të ruajtjes së të dhënave personale”.

I kujdesshëm në deklarimet e tij, Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, u shpreh se pavarësisht punës që është bërë, ky proces është i vështirë dhe do përgjegjësi.

Robert Bosch: “OSBE, e shikon modernizimin e sistemit të gjendjes civile si një komponent të rëndësishëm në kudër të reformës elektorale, si pjesë e regjistrimit kombëtare të qytetarëve shqiptare dhe do të krijojë një formë jetësore për krijimin e listave të sigurta për votuesit”

Pas kësaj faze pritet që në javën e parë të janarit shqiptarët të pajisen me kartat e reja të identitetit dhe pasaportat elektronike përpara se të shkojnë në kutitë e votimit./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klevis Çaka