Bamir Topi: “Unë e kam kthyer për rishqyrtim kodin zgjedhor në Kuvendin e Shqipërisë dhe sikurse e kërkon rregulli kthimi bëhet më një motivacion, i bashkëngjitet vendimit të presidentit për kthim. Ka të bëjë me një mospërputhje të momentit kushtetueses që ka të bëjë me kohën e zhvillimit të zgjedhjeve. Unë edhe sikur të kisha firmosur dekretin për ta miratuar ligjin, kërkon dhe dy javë për të kaluar në fletoren zyrtare dhe nga ai moment përfytyroni se ku kalkulohet 9 muajshi. Pra zgjedhjet që sipas kushtetutës zgjedhjet politike do të behën në pranverë, kalohen të bëhen në vjeshtë. Pra ka një mospërputhje kushtetuese. Në këto raporte kushtetutë-ligj elektoral, prevalon kushtetuta. Unë kam qenë i detyruar duke qenë garant i kushtetutës që të rikthej në parlament që të bëhet ky korrigjim në mënyrë që të jemi konform detyrimit të kushtetutës.”/tvklan.al