Një ditë pas trojka europiane shprehu mbështetje në lidhje me integrimin e vendit tonë në BE, presidenti Bamir Topi e vlerësoi si moment të artë aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat brenda presidencës çeke.

Bamir Topi: “Jam i bindur që është momenti i artë që Shqipëria ta bëjë aplikimin për BE-në, sepse kjo është ëndrra që pritet të realizohet gjithë shqiptarët.”

I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë nga vetë ai për agjencinë e lajme ANSA, ku shprehi se brenda 2012 Shqipëria do të hyjë në BE. Kreu i shtetit në të dytin denoncim brenda pak ditëve refuzoi të flasë për afate konkrete duke bërë këtë koment.

Bamir Topi: “Fakti që ne pas një muaji jemi anëtarë me të drejta të plota në NATO është një shkallë shumë e rëndësishme dhe e sigurt drejt integrimit në BE dhe është kjo mbështetje që ne na bën optimist, që pa precizuar vitin, sepse nuk jam unë ai që precizoj vitin e futjes në BE, por duke bërë një analizë të logjikshme unë them që Shqipëria shumë shpejt do të jetë edhe vendi i BE-së”

Këto deklarata presidenti Topi i bëri gjatë një vizite në pavionin e të persekutuarve politikë gjatë regjimit diktatorial i çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro