Dita e Europës ka mbledhur në një shëtitje me biçikletë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” mijëra fëmijë nga e gjithë Shqipëria. Kësaj shëtitje ju bashkua edhe presidenti i republikës Bamir Topi, i cili u shpreh, se të shëtisësh me biçikletë në rrugët e Tiranës është vërtetë një kënaqësi që nuk e kishte provuar prej shumë kohësh.

Bamir Topi: “Unë e pranova me shuam kënaqësi ftesën e fëmijëve sepse dita e Europës është për të gjithë, por besoj në radhë të parë për këta fëmijë për brezat e rinj, të cilët realisht do të jenë qytetarë të denjë të Evropës. Fëmijët e kanë më të nevojshme të shikojnë një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë si ata, sepse ndonjëherë e kanë të vështirë të thithin të absorbojnë verbin politik.”

Slogani i kësaj dite “Me biçikletë drejt Evropës pa smog” ka bashkuar në shëtitjen me fëmijët shqiptar edhe ambasadorin e delegacionit të Komisionit Europian Helmut Lohan./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami