Privatizimi i Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë ka hyrë në fazën finale. Ditën e hënë pritet hapja e ofertave të 4 kompanive të parakualifikuara. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Genc Ruli,  garantoi se proces do të jetë transparent. Në lidhje me çmimin energjisë ministri Ruli tha se gjatë 2009 nuk do të ketë ndryshim të tarifave megjithëse ende këto të fundit janë nën kosto.

Genc Ruli: “Çmimi i energjisë, tarifa në vetvete ka një dinamik që nuk varet dhe nuk cenohet nga procesi i privatizimit. Është menduar nga ERE dhe është gjykuar që për vitin 2009 të mos ketë rritje të tarifës për arsye se është një periudhë tranzitore edhe për operatorin që sapo hyn në treg dhe është menduar që në 5 vitet e ardhshme të ketë një rritje graduale të parashikuar në ritmikën që ERE-ja ka bërë, duke menduar që pas 5 vjetëve tarifa jonë fundore mund të arrijë në tarifën e tregut.”

Qeveria kërkon më shuam investitorë të përgatitur teknikisht sesa një ofertë të majme financiare të majme financiare theksoi më tej ministri Ruli. Privatizimi i 85% të aksioneve të OSSH-së është quajtur si një ndër më të vështirët të realizuar nga qeveria shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro

Operator: Isdor Rudho