Ekspertët e nivelit të lartë shqiptarë, si dhe ata të OPDAT dhe EURALIUS, gjatë një tryeze me gjyqtarë dhe prokurorë kanë sqaruar se si do të behët procesi i verifikimit të profesionalizmit, pasurisë dhe figurës së tyre, sipas ndryshimeve që parashikon Reforma në Drejtësi.

Kontrolli që do të ushtrohet mbi gjyqtarët, prokurorët dhe këshilltarët gjyqësore, ka 3 komponentët rivlerësimi: i pasurisë kontrolli i figurës që përfshin kontaktet e papërshtatshme dhe vlerësimi i aftësisë profesionale.

Sipas ndryshimeve që do të bëhen në Kushtetutë, institucionet që do të ushtrojnë këtë kontroll janë Komisioni i Pavarur dhe Kolegji i Apelimit që shqyrton ankimet komisionerët publike, si dhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit.

Një ditë më parë, me votat e mazhorancës, drafti i Reformës hyri në kalendarin 3 – javor të punimeve të Kuvendit.

Tv Klan